Shkodër, situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike, qindra shtëpi të rrethuara nga uji

Report TV 2018-05-12

Views 0

Edhe pse ditët e fundit ka pasur përmirësim të ndjeshëm të motit, sërish situata në zonat e përmbytura në Shkodër është problematike. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 2710 Ha tokë në ujë, ndërsa dhjetëra banesa në fshatrat Dajç, Ana e Malit, Obot dhe Bërdicë, janë të rrethuara nga uji.

Në Njësinë Administrative Dajç janë nën ujë 1010 ha. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat kalohet me makinat e larta të ushtrisë. Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit. Në disa shkolla në ambientet e brendshme ka lagështirë dhe kërkohet dezinfektimi i tyre.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore. Janë mbi 100 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë. Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në nj.ad Dajç. Kanë ardhur dhe janë magazinuar sasia prej 31 t koncentrat e cila do tu shpërndahet fermerëve.

Share This Video


Download

  
Report form