Në një lidhje me gazetarin e Report Tv Ergys Kavaja, në Shkodër jemi informuar për situatën aktuale me të cilën po përballet qyteti.
Kemi zgjerim të sipërfaqes së përmbytur në gjithë territorin e bashkisë së Shkodrës, kemi rreth 2400 ha nën ujë, duke përfshirë Njësinë Administrative Ana e Malit dhe të Dajçit. Kemi një rritje të nivelit te ujit me rreth 10 cm ne gjithë sipërfaqën qe tashmë është pushtuar nga uji.
Banorët kanë kërkuar ndërhyrje të shtetit dhe të mos mashtrohet me shifra sepse përmbytja sipas tyre është nga shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit. Uji është shumë pranë banesave të zonës Anë e Malit.
Gjendja është e njëjtë, madje ka problem edhe në zona të tjera si në zonën e Livadheve, rritja e nivelit te ujit në liqenin e Shkodrës rrezikon 6 banesa. Një zonë e përmbytur në vitin 2010 gjatë përmytjeve masive që përfshine qarkun e Shkodrës gjatë atij viti.