Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Zj.Voltana Ademi ka monitoruar nga afër situatën në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës.
Kryetarja Ademi në një deklaratë për median u shpreh se:
Sapo jam kthyer nga një inspektim në Njësinë Administrative të Dajçit dhe fatkeqësisht, situata e përmbytjeve edhe këtu është në përkeqësim.
Deri në këto momente, janë 430 ha tokë e përmbytur: Fshati Mushan 35 ha, fshati Shirq 110 ha, fshati Darragjat 10 ha, Këneta e Dajçit 275 ha.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe dhe bimë dekorative.
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë negativisht.
1000 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 400 ha, fshati Oblikë 290 ha, fshati Obot 310 ha.
Specialistët tanë në terren, kanë bërë një vlerësim paraprak i demëve të shkaktuara nga përmbytjet në këto njësi administrative.
Vlera e demit arrin në rreth 56.980.000 leke te reja, vlerë e cila mund te rritet me vazhdimin e metejshem te gjendjes se permbytjes.