Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Ilir Meta ndan bindjen se ka realizuar një bashkëpunim të dobishëm me Ministrin Bushati sa i takon çështjes së negociatave me Greqinë.
Duke folur për mediat, një ditë pasi i dha autorizimin kryediplomatit shqiptar për nisjen e negociatave me shtetin helen, Meta u shpreh:
Meta: Kemi realizuar një bashkëpunim mjaft produktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje me Greqinë. Besoj se është bërë një punë e konsiderueshme. Jemi në një proces mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese.
Sa i takon përfshirjes në grupin negociator edhe të ekspertit të drejtës ndërkombëtare, Profesor Ksenofon Krisafi, Meta tha se ishte një propozim mjaft pozitiv dhe i mirëpritur nga ana e tij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-meta-bashkepunim-te-dobishem-me-bushatin