Ora News - Negociatat me Greqinë, opozita kërkon seancë dëgjimore me Presidentin Meta

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Meta i gatshëm të shkojë në parlament në çdo kohë që do e kërkojë Komisioni i Jashtëm.

Interesit të Ora News, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi iu përgjigj se kreu i shtetit, Ilir Meta është i gatshëm të shkojë në parlament dhe t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me negociatat Shqipëri- Greqi.

Paraditen e sotme deputetët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kërkuan seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës Ilir Meta në lidhje me negociatat me Greqinë.

Kërkesa u artikulua nga deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili tha se në emër të PD do të depozitojnë me shkrim këtë kërkesë.

Tritan Shehu: Unë nuk mund të mos ta nis fjalën time duke ju tërhequr vëmendjen për shkelje të rëndë të etikës që ju treguat gjatë fjalës tuaj ndaj anëtarëve të komisionit, ndaj Presidentit të Republikës, duke përdorur terma të papajtueshme ndaj këtyre institucioneve thelbësore.

Duke marrë shkas nga kjo gjë, unë do të bëj kërkesën në emër të deputetëve të opozitës që pas kësaj mbledhje në një ditë të përshtatshme të organizojmë një mbledhje të dytë dhe të thërrasim këtu për një seancë dëgjimore Presidentin e Repulikës. Ne do ta praqesim edhe me shkrim këtë kërkesë dhe kërkojmë që këtu të vijë edhe presidenti i republikës. U bënë shumë lojëra fjalësh mbi të, shumë akuza mbi të, ato probleme zoti ministër t'i zgjidhë me presidentin. Ne nuk na intereson sa herë ka shkuar ministri në Presidencë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/opozita-kerkon-seance-degjimore-me-presidentin-meta

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS