Ora News - Negociatat me Greqinë, Meta në konferencë: S'mund të firmos një letër të bardhë

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Shtetit Ilir Meta po sqaron ne nje konference per shtyp publikimin e shkreses drejtuar Ministrit te Jashtem per negociatat me Greqine.

"Presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë dhe me disa probleme që kanë nevojë të saktësohen. Institucioni i Presidenti nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme lidhur me diskutimet që janë bërë me ministrinë e Jashtme të Greqisë. Ia kam bërë të qartë se bashkëpunimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar çdo lloj keqkuptimi dhe përgjegjësie të pamerituar të secilit. Edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion. Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera. Nuk mund të reagojë në fund nëse kjo marrëveshje nuk plotëson parakushtet dhe më pas të thotë nuk jep besimin para se të nënshkruhet marrëevshja pasi mund të kontribuonte në thelimin e krizës.


Meta sqaron pse publikova shkresën drejtuar Bushatit për negociatat

Ilir Meta: U detyrova sot jashtë dëshirës sime të bëj publike përgjigjen për MPJ lidhur me kërkesën e saj për autorizim negociatash për palën greke me qëllim qartësimin e opinionit brenda dhe jashtë vendit për këtë çështje mjaft të rëndësishme dhe më e debatueshmja gjatë dekadës së fundit. Duke nënvizuar rëndësinë e jashtëzakonshem që i kushtoj forcimit të marrëdhënieve dhe rritjes së frymës së mirëbesimit me të gjithë fqinjët në përgjithësi dhe Greqinë në veçanti. Jo vetëm në detyrën aktuale të Presidentit por edhe në vijimësi në të gjitha detyrat shtetërore dhe politike të mëparshme dua të theksoj mbështetjen dhe angazhimin tim për një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe përfundimtare të kësaj çështje të rëndësishme. Për të arritur këto objektiva është e domosdoshme të ketë transparencë të plotë të gjithë procesit nga të gjitha institucionet e shtetit në respekt të Kushtetutës së Republikës dhe vendimit të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese numër 15 datë 15 prill 2010.

Vija e kuqe për negociatat me Greqinë

Meta tha se Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka të përcaktuar qartë rolin e Presidentit në këtë proces, teksa foli dhe për vija e kuqe.

Meta: Nënvizoj se sjellja dhe kontributi i Presidentit ndaj kësaj çështje do të jetë i bazuar vetëm mbi Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka cilësuar dhe interpretuar qartë për herë të parë rolin dhe kompetencën e Presidentit në lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe specifikisht të marrëveshjes mbi përcaktimin e hapësirave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë. Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje janë jo vetëm për Presidentin por të gjithë institucionet shqiptare që përfshihen në këtë proces vija e kuqe e detyrueshme për zbatim.






Nga shqyrtimi i kërkesës së paraqitur nga Bushati për Autorizim negociatash me palën Greke, Presidenti tërheq vëmendjen për tre pika.

- Kërkesa nuk përkufizon qartë objektin e negociatave për të cilin kërkohet Autorizim për Plotfuqi

-N...

Share This Video


Download

  
Report form