Ora News - Negociatat me Greqinë, Meta shkresë Ramës dhe Bushatit për emrat e negociatorëve

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Ilir Meta pritet t'i kërkojë Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme plotësimin e të dhënave në kërkesën për plotfuqishmërinë në bisedimet me Greqinë.

Burimet kanë bërë të ditur se pas kthimit nga Kosova kreu i shtetit shqiptar do ti drejtohet me një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Ditmir Bushati për të vijuar me procedurat e kërkuara.

Po ashtu mësohet se Kreu i Shtetit shqiptar do të kërkojë që në negociata të përfshihet në negociata dhe një përfaqësues i Presidentit, ai i Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe i Ministrisë së Drejtësisë.

Megjithatë burimet saktësojnë se nuk bëhet fjalë për një refuzim të kërkesës por për plotësim të dhënash.

Vendimi i Metës duket se është marrë pas konsultimeve me pesë ish- Presidentët e Shqipërisë.

Nga ana tjetër qeveria greke duket se ka ecur më shpejt në këtë procedurë ku kryeministri Aleksis Tsipras ka miratuar emrat që do të jenë në negociata me Shqipërinë.

Në tryezën e diskutimeve tashmë është vendosur marrëveshja për detin, çështja e ligjit të luftës, rishikimi i teksteve të shkollave por dhe pika të tjera të mbetura pa u zgjidhur prej 70 vitesh.

Tashmë palët kanë rënë në parim dakord mbi këto pika duke paralajmëruar dhe një takim mes kryeministrit të Greqisë Tsipras dhe atij shqiptar Edi Rama në muajin prill në Korçë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-meta-shkrese-bushatit-plotesimin-e-te-dhenave

Share This Video


Download

  
Report form