Antimafia italiane në Tiranë për “shefin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në daljen e përbashkët me homologët Italianë kreu i prokurorisë së krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, tha se po bashkëpunohet me agjencitë e tjera ligjzbatuese për të mësuar më shumë për kontenierin e 613 kilogramëve kokainë të sekuestruar në Maminas.



Hajdarmataj nuk iu përgjigj pyetjes se cilët ishin personat porositës të sasisë rekord të kokainës, por tha se në hetim janë përfshirë oficerët më të mirë të krimeve të rënda.



Për sa i përket operacionit të koduar ?shefi? drejtuesi i prokurorisë antimafia Etore Cardinali, tha se u quajt i tillë pasi operacioni zbërtheu të tërë zinxhirin drejtues të dy grupeve kriminale.



?Shefi" sepse organizimi vinte nga lart. Është emri i cili i është vendosur operacionit, jo emri i një personi të caktuar. Sa i përket zonës nga vinte droga, duhet të jetë ajo e Orikumit. Në vijim të hetimeve janë vënë ne pranga dy organizata të ndara nga njëra-tjetra. Njëra që bënte koordinimin në Bari drejtonte lëndën narkotike dhe tjetra që e shpërndante. Pra, ishin dy organizata të ndryshme.?



Në operacionin e tre ditëve më parë u arrestuan 43 personave, mes të cilëve 19 shqiptarë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Përgjatë dy viteve të hetimeve të antimafias Italiane në drejtim të Barit janë gjurmuar dhe sekuestruar 2.5 tonë hashash, të cilat niseshin me skaf nga brigjet shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form