Bozdo për parkimet në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Enno Bozdo shpreh:Asnjë kompani nuk favorizohet dhe nuk përfiton bonus, sipas legjislacionit aktual.Kjo ka qene mbrojtja qe nënkryetari i bashkisë Enno Bozdo i ka bere projektit për dhënien me koncesion te parkingjeve ne kryeqytet, por Bozdo ndërsa liston me detaje përfitimet qe sipas tij kane qytetaret nga ky projekt harron serish te përmende fakti se projekti për dhënien me koncesion te parkingjeve u iniciua nga 2 firma private. Detajet per rrugën qe ndoqi procesi deri ne mbledhjen e këshillit bashkiak te se enjtes jepen ne relacionin qe shoqëron projektin. Aty saktësohet se dy subjekte private, një vit me pare ne 14 shkurt , paraqiten propozimin e pakerkuar për menaxhimin e parkimit publik me pagesë në qytetin e Tiranës. Meqenëse propozimi kufizohej vetëm në trajtimin e zonës brenda Unazës së tretë të qytetit, ne relacion thuhet se Bashkia e Tiranës i kërkoi subjektit të zgjeronte zonën e trajtimit duke përfshirë të gjithë qytetin. Me pas Bashkia ngriti Komisionin e Dhënies së Koncesionit,i cili arriti ne përfundimin se projekti për dhënien me koncesion të administrimit të parkimit publik me pagesë në qytetin e Tiranës, është i përshtatshëm, tepër i nevojshëm dhe në përputhje me strategjitë dhe politikat e Bashkisë Tiranë. Po ky komision propozoi qe periudha e koncesionit te jete 35 vjet. Ajo qe Bashkia e Tiranës dhe nënkryetari Bozdo anashkalojnë është fakti se pavarësisht parashikimeve ligjore, se subjektit qe ben propozimin e pakërkuar nuk i jepet asnjë trajtim preferencial; dy firmat qe kane bere projektin dhe studimin jane tashme ne avantazh, ndaj te gjitha firmave qe hyjne ne gare per shkak te njohjes qe kane me situatën dhe studimin. Një tjetër çështje qe Bozdo nuk sqaron është pse bashkia ka vendosur te krijoje nje monopol qe do te zgjasë ne kryeqytet për me shume se 3 dekada. Por sa here qe behet fjale per çështje me sensibilitet te larte publik dhe çështje qe nuk bëhen transparente bashkia e ka gati premtiminEnno Bozdo:Para nisjes së procesit dhe të garës do të ketë një konsultim publik dhe masiv me qytetarët e Tiranës me qëllim informimin dhe marrjen e mendimit të tyre. Asnjë hap i mëtejshëm nuk do të hidhet pa këtë konsultim publik.

Share This Video


Download

  
Report form