http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak para mesdite ministri i jashtëm Ditmir Bushati është larguar nga salla e parlamentit, per te takuar homologun grek Nikos Kotzias, qe rikthehet ne Shqipëri 2 muaj pas negociatave ne Korçe.
Takimi zhvillohet ne momentin qe presidenti shqiptar Ilir Meta ka dhënë autorizimin e vete e shefi i diplomacie shqiptare ka firmosur plotfuqinë, duke shtruar kështu te gjithë rrugën qe ekipet e te dy shteteve te negociojnë nje marrëveshje per kufirin detar.
Pas kësaj deklarate, Bushati u nis drejt selisë se Ministrisë per te pritur ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias.
Ai doli ta priste Kocias ne hyrjen e Ministrisë, duke krijuar një atmosfere mikpritjeje me buzëqeshje e përqafime.
Bushati e Kotzias kane bere dy raunde negociatash, ne nëntorin e 2017 ne Krete e ne muajin janar ne Korçe; si pasoje e këtyre bisedimeve është zgjidhur problematika e varrezave greke ne Shqipëri e është hequr vula apostile per emigrantet shqiptare.
Ndërkohe qe pritet heqja e ligjit te luftës, nënshkrimi i nje traktati te ri miqësie, si dhe marrëveshje te tjera si ajo per njohjen e patentave.