https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Transporti urban në grevë, nesër "paralizë" për 4 orë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë qytetarët në kryeqytet që ditën e enjte duhet të shkojnë në punë apo në shkollë duhet të mendojnë që sot, pasi shërbimit urban nuk do të funksionojë. Nga ora 5 e mëngjesit e deri në orën 9.00 punonjësit e linjave të autobusëve do të jenë në grevë. Kjo grevë katër orëshe është shpallur nga sindikata e transportit urban. Përveç transportit qytetas shqetësim ka ngritur edhe sindikata e transportit interurban. Sipas kreut të kësaj sindikate Kastriot Mullalli, transporti interurban është zhytur në një kaos të plotë. Federata e sindikatave të pavarura të punonjësve të transportit urban ka vendosur se nëse NUK do të gjendet zgjidhja brenda 15 ditëve autobusët urban dha ata interurbanë do të futen në grevë. Në ketë sektor vetëm 1 në 5 furgona është i licencuar. Sipas drejtorisë së shërbimit të transportit rrugor masat kanë nisur të merren.

Share This Video


Download

  
Report form