Ekspozitë për Nënë Terezën në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-05

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ishte viti 1927 kur Gonxhe Bojaxhiu, sot njohur si Nënë Tereza e prej dy vitesh, Shën Tereza, lutej që të kthehej në Tiranë. Donte të takonte familjarët.



Kjo është pasaporta, apo dokumenti identifikues, me të cilën Shën Tereza kërkonte leje të vizitonte kryeqytetin, një dokument i papublikuar më parë. Këtë dhe shumë lutje, letra e dëshmi të tjera ka sjellë për herë të parë në Tiranë, Skender Asani.




Nga Shkupi, kanë mbërritur në një ekspozitë edhe objekte të tjera të përdorura nga Nënë Tereza. Në muzeun historik kombëtar, gjen edhe bllokun e lutjeve të shenjtores shqiptare, apo kryqin e dhuruar nga Papa.



Në përkujtim të dy vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, në muzeun Historik kombëtar është prezantuar edhe libri ?familjet katolike shqiptare ne Shkup?, një botim nga studiues e historianë në Maqedoni.

Share This Video


Download

  
Report form