Sot shënohen 9 vjet nga Lumnimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Ne Shqipëri data 19 tetor për nder te saj, është pushim zyrtar. Por kjo duket se është vetëm nje dite pushimi me shume, pasi ne kryeqytet ceremonitë qe te kujtoje këtë dite te shënuar ishin te vakëta. Kryeministri Sali Berisha, qe mori pjesë në inaugurimin e rikonstruktimit të Shtëpisë së fëmijëve, "Zyber Hallulli" në Tiranë, tha se kështu nderohet edhe Nënë Tereza. Disa tufa me lule ishin vene ne bustin e ngritur ne korpusin universitar dhe pak persona vizituan përmendoren e Nene Terezës. Pothuaj asnjë vizite nuk ka patur edhe ne shtëpinë e parë që Nënë Tereza, e njohur botërisht si simboli i dashurisë ndaj tjetrit, themeloi më 1991 në tokën shqiptare. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel Nënë Tereza tha: "Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë dhe atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri". Ajo ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeç dhe prehet në selinë e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta. Disa vite me pare Kryeministri Berisha pohoi se qeveria do te provonte kthimin e eshtrave te saj ne Shqipëri, por po vete tha pak dite me pare se vendi I humanistes se madhe është Kalkuta.
Today marked 9 years of beatification of Agnes Gonxha Bojaxhiu, known as Mother Teresa, Albanian humanist winner of the Nobel Peace Prize. In Albania the date of October 19 in honor of it, is an official holiday. But it seems to be just a holiday more, after the capital ceremonies to remember this special day were receding. Prime Minister Sali Berisha, who took part in the inauguration of the reconstruction of the House of children, "Zyber Hallulli" in Tirana, said so honored Mother Teresa. Several bunches of flowers were put up in university corpus bust and few people visited the monument of Mother Teresa. Almost any visit there was also the first home that Mother Teresa, known worldwide as a symbol of love for others, founded in 1991 on Albanian soil. At the time of receiving the Nobel Prize Mother Teresa said: "I was born in Skopje, I'm educated in London, I live in Calcutta and work for all the poor people in the world and my homeland is a small country named Bangladesh." She passed away on September 5, 1997 at the age of 87 and rests on the seat of the Order of the Missionaries of Charity in Calcutta. Several years ago, Prime Minister Sali Berisha said that the government will try its bones return in Albania, but I own a few days ago said that great humanist country is Calcutta.