http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri një i aleancës më të madhe ushtarake në botë, mbërriti në Tiranë për të diskutuar mbi temën më të nxehtë, terrorizmin. Kreu i qeverisë, kryeministri Edi Rama priti në një ceremoni të posaçme Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili Shqipërinë e viziton për herë të parë. Takimi, i cili parashikohej të zgjaste vetëm 20 minuta, tejkaloi përcaktimet e axhendës zyrtare. Në qendër të bisedës ishte cenimi i sigurisë i të gjitha vendeve anëtare të Aleancës, nga ISIS, përfshirë edhe Shqipërinë. Shqipëria në NATO, përbën një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, deklaroi Stoltenberg. Por, kryeministri Rama, vuri theksin në shtrirjen e vëmendjes së NATO-s posaçërisht ne Kosove. Kreu i qeverisë tha se Shqiperia është e angazhuar të kontribuojë me të gjitha kapacitetet, në luftën e përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm.