http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Erjon Veliaj rikthen projektin e Edi Rames për sheshin ?Skenderbej?. Kreu i Bashkisë se Tiranës deklaroi se së shpejti nis zbatimi i planit, per kthimin e qendrës se kryeqytetit ne një zone vetëm per këmbësoret. Paralelisht me ketë projekt, bashkia ka siguruar financime per ndërtimin e unazës se vogël, kryerjen e shpronësimeve si dhe per projektin e parkut te Liqenit. Ende nuk dihet nëse do te jete ky maket i ?projektit Rama? qe do te zbatohet mbi sheshin ?Skenderbej? apo kryetari Veliaj do te zhvilloje konkurs tjetër per qendrën. Ajo qe dihet tashme është se para zgjedhjeve vendore te 2011, ne sheshin ?Skenderbej? u krye 80% e punimeve nëntokësore te projektit. Sapo Lulzim Basha mori drejtimin e bashkisë, projekti i Rames per qendrën pedonale u gropos bashke me miliona euro te financuara nga qeveria e Kuvajtit. Tashme kryebashkiaku Veliaj jo vetëm do te riktheje projektin e qendrës pa makina, por do te rrezoje edhe projektin e Bashes per zgjatimin e Bulevardit. Ndryshe nga projekti ?Basha?, zona nga stacioni i trenit deri tek Lumi i Tiranës ne Paskuqan do te jete pa ndërtesa te larta, por nje hapësire e gjelbër dhe me parqe. Këto detaje kryetari Veliaj i ka bere publike gjate ngritjes se Këshillit te Biznesit, nje organ konsultativ me te cilin do te diskutohen çështje te buxhetit te Tiranës, paketës fiskale dhe projektet e bashkisë. Veliaj qetësoi subjektet private dhe ndërmarrjet e varësisë, se borxhi i krijuar 31 milion euro gjate drejtimit te Lulzim Bashes, jo vetëm do te njihet prej tij, por ka nisur edhe te shlyhet.