Report TV - Mjekët, peticion Ramës kundër mbylljes së urgjencës së Tiranës

Report TV 2016-02-01

Views 5

Mjekët e Urgjencës së Tiranës kanë protestuar për një urdhër që sipas tyre ka dhënë Ministria e Shëndetësisë për mbylljen e këtij shërbimi. Kosta Nestori thotë për Report TV se është marrë vendim që mjekët e urgjencës së Tiranës do të shpërndahen në spitale të tjerë.

"Para dy tre ditësh kemi marrë një njoftim jo zyrtar më mirë të themi nga ish-shefi ynë, që ne nuk do ekzistojmë më si urgjencë do na shpërndajnë në 3 spitale, një pjesë te QSUT, një pjesë te Shefqet Ndroqi dhe një pjesë te spitali Traumës. Pa na ardhur një përfaqësues zyrtar me dokument. . po rëndësi ka ca do bëhet me ne. Ne japim ndihmën e shpejtë në familje në rrugë, dhe ata që vijnë këtu. Do shpërndahemi se këtu thonë se do bëhet pallat por ende nuk e dimë këtë se konfirmojmë dot Kemi marrë pjesë në greva në aksidente me encdacakë, ca nuk bëjnë të tjerët e bëjmë ne"- tha ai.

Nëpërmjet urgjencës së Tiranës, shumë qytetarëve u ofrohet shërbim në shtëpi, por edhe në spital nëse është e nevojshme. Urgjenca e Tiranës është ndarë nga urgjenca e përgjithshme dhe funksionon në gjithë territorin e kryeqytetit. Kjo urgjencë ka një staf prej 61 personash dhe kryen rreth 30 mijë kontrolle në vit.

Mjekët i kanë çuar një peticion Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Ilir Beqaj për kundërshtimin e këtij vendimi.

Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk bëhet fjalë për mbyllje të urgjencës apo shkirje të saj. ?Shërbimi i urgjencës do ristrukturohet për t?iu përgjigjur më shpejt thirrjeve të përditshme. Në strukturën organizative të çdo spitali universitar, rajonal dhe bashkiak do të këtë të paktën 4 autoambulanca. Do të funksionojë dhe shërbimi kombëtar i komandës dhe kontrollit, pra i pranimit të çdo thirrjeje që do të vijë në numrat telefonikë të urgjencës, dhe dhënia e urdhërit autoambulancës që do të shërbejë për thirrjen konkrete?, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë pranë Urgjencës së Tiranës kanë shkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike. Sipas Albana Vokshit nga mbyllja e këtij shërbimi penalizohen 1 milionë qytetarë. Deputetët e Komsionit të Shëndetësisë kanë thirrur për të raportuar ditën e mërkurë për Urgjencën e Tiranës ministrin Ilir Beqaj.

Share This Video


Download

  
Report form