Stop - Zhduket “në drejtim të paditur” defibrilatori i Urgjencës së Tiranës! (10 maj 2017)

RTV KLAN 2017-07-06

Views 14

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-179-sezoni-2/

Luan Ajazi, ish-koordinator pranë qendrës vullnetare të emergjencave civile, denoncon në ?Stop? grabitjen e një defibrilatori nga urgjenca e Tiranës, pasi një denoncim të tillë, e ka bërë edhe në polici.Në vitin 2015 pajisja e urgjencës doli, pa një fletë shoqëruese, me pretendimin se do të riparohej në Itali. Por nga ky moment, nuk u kthye me kurrë dhe kryeinfermieri, drejtori i urgjencës dhe drejtori i QVEC, bëjnë ping-pong me fajin. Drejtori dhe kryeinfermieri premtojnë gjetjen e shpejtë të pajisjes, ose rimbursimin e saj në vlerën financiare.

?I jam drejtuar emisionit ?STOP? për të bërë një denoncim për një qendër, që quhet QVEC, Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile. Denoncimi është për drejtuesin ekzekutiv të kësaj qendre, Nebi Muçaj. Dua të ndalem në një rast flagrant, vjedhja e një defibrilatori që është marrë nga kjo qendër. Kjo pajisje, me vlerë 8000 euro, është marrë nga Urgjenca e Tiranës dhe është përdorur nga ambulanca e QVEC. Për këtë fakt, më datë 17.11.2015, kam bërë një denoncim në prokurori dhe kur është thërritur Nebi Muçaj në prokurori ka pretenduar që këtë aparaturë e ka marrë për ta rregulluar. Më datë 07.03.2016, po për këtë aparaturë kam bërë një denoncim dhe në flagrancë policia e ka marrë nga ambulanca dhe e ka rikthyer në urgjencën e Tiranës. Përsëri i njëjti motivacion, e njëjta përgjigje, e kemi marrë për ta rregulluar. Përsëri Nebi Muçaj e mori nga urgjenca e Tiranës në ambulancën e tij dhe çuditërisht ky parat vidhet nga ambulanca e QVEC. I akuzuari jam unë!?

Luan Ajazi shprehet se është akuzuar nga Nebi Muçaj për vjedhjen e defibrilatotorit pa asnjë shkak, për të mbuluar pislliqet që ka bërë vetë.

Gazetarja e emisionit ?STOP? iu drejtua Urgjencës së Tiranës për të komunikuar me drejtorin e saj, Naim Lushën, në lidhje me kallëzimin e bërë nga Luan Ajazi, për daljen e defibrilatorit nga urgjenca në vitin 2015. Ai shprehet se nuk ka informacion për këtë gjë sepse kryeinfermieri Misir Stojku është përgjegjës për bazën materiale.

Në deklaratën e Misir Stojkut thuhet se ambulanca me targë AA452KY është në pronësi të urgjencës dhe se nuk e ka të instaluar këtë aparaturë, pasi ajo ka qenë me defekt dhe është dërguar disa herë nga Drejtori i Urgjencës, për riparim te shtetasi Nebi Muçaj, i cili bën riparimin e tyre.

?Kjo autoambulancë me targë AA452KY nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në shërbimin e urgjencës. Unë e them me përgjegjësi ligjore që nuk i kam dhënë askujt defibrilator, asnjë pajisje mjekësore me dorën time.?

Kryeinfermieri Misir Stojku, i cili mban edhe inventarin e pajisjeve mjekësore, thotë se është në dijeni të mungesës së një defibrilatori në Urgjencën e Tiranës, pasi ka qenë me defekt dhe ia ka dhënë në mënyrë shoqërore Nebi Muçajt për ta riparuar jashtë shtetit.

?Aktualisht ajo është vjedhur dhe p...

Share This Video


Download

  
Report form