#tvora #rtvoranews
Një 37-vjeçar u arrestua nga Policia e Korçës pasi u kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës! Ai u kishte marrë deri në 1200 euro për person klandestinëve, me premtimin se do ti ndihmonte të kalonin drejt vendeve të BE.
Një 37-vjeçar nga Berati është arrestuar nga policia e Korçës për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufijve.
Niko Salianji u kap në aksin rrugor Qafë-Plloçë-Qukës, duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës!
Siç tregojnë këto pamje të shpërndara nga Policia e Shtetit të gjithë i kishte futur në një makinë që normalisht zë vetëm 5 persona
Policia tha se 37-vjeçari u kishte marrë nga 1000 deri në 1200 euro për person emigrantëve me premtimin se do ti ndihmonte të kalonin drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Përmirësimi i kushteve atmosferike ka shtuar fluksin e klandestinëve dhe tentativat e trafikut.
Vetëm gjatë muajit korrik policia e Korçës ka arrestuar 15 të ashtuquajtur taksistë klandestinësh, persona që marrin përsipër ti transportojnë kundrejt pagesës që varion nga 100 deri në 1200 euro për person.
Ata zakonisht i marrin në kufirin jugor me Greqinë ndërsa synojnë ti dërgojnë deri në kufirin me Malin e Zi ose Kosovën.
88 emigrantë nga vendet e lindjes janë ndaluar duke u transportuar në forma nga më të ndryshmet!
Ndërkohë mesatarisht 20 deri në 30 klandestinë kapen cdo ditë në kufirin e gjelbër ku në ndihmë të policisë kufitare shqiptare qëndrojnë edhe forcat e Frontex.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ne-drejtim-te-tiranes-me-9-emigrante-te-paligjshem-arrestohet-37-vjecari/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv