Report TV - Ranë në greminë, nxënësit rrëfejnë tmerrin: U shokuam, autobusi u rrokullis 4 herë

Report TV 2018-05-12

Views 2

Nxënësit e aksidentuar një ditë më parë me autobus në fshatin Vërzhezhë të Skraparit kanë treguar për Report Tv momentet e tmerrit. Të rinjtë kanë rrëfyer sot përjetimet e tmerrshme, teksa thonë se autobusi pasi ka dalë nga rruga është rrokullisur katër herë dhe ka përfunduar në përrua.
?Kur morëm kthesën nuk e kontrolloi dot shoferi timonin dhe u rrokollisëm katër herë, ramë në një gropë.? Kemi përjetuar momente të vështira, frikë, u tmerruam, u shokuam. Në mikrobus ishin rreth 26 nxënës të një shkolle?, tregoi nxënësja e plagosur për Report Tv.

Intervista me nxënësen e plagosur

Si ndodhi aksidenti?
Kur morëm kthesën nuk e kontrolloi dot shoferi timonin dhe u rrokollisëm katër herë, ramë në një gropë, pastaj dolëm lart na nxorën të tërëve, ikëm në spital.

Si e përjetuat çastin?
U tmerruam, u shokuam të tërë.

Share This Video


Download

  
Report form