LEZHË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditen e sotme në qytetin e Lezhës ku një 10- humbi jetën pasi përfundoi bashkë me zetorin në një kanal me ujë.
Ngjarja ka ndodhur në Grykë Zezë , në vendin e quajtur Ish Frutoria.
10- vjeçari së bashku me 2 kushërinjtë e tij i morën zetorin që ishte i parkuar në shtëpinë e gjyshit, dhe pasi përshkruan 700-800 m, kanë dalë nga rruga duke rënë në një kanal me ujë.
Fatkeqësisht humbi jetën 10- vjeçari me inicialet N.N e ndërsa bëhet e ditur se dy kushërinjtë e tij A.Ll. 11 vjeç, N.N. 10 vjeç dhe L.Ll.11 janë plagosur lehtë.