Nxenesit rrefejne tmerrin

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Një ditë pas rrëzimit të mikrobusit me nxënës në rrugën Vërzhezhë ?Çorovodë, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Astrit Hysi.

52-vjeçari akuzohet për shkelje te rregullave të qarkullimit me pasojë plagosjen e 10 nxënësve. Në vendin e quajtur Kthesa e Minos, ai humbi kontrollin duke bërë që mikrobusi të dalë nga rruga dhe të përmbyset në përrua. Dyshimet janë se ai lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Një prej vajzave të aksidentura që po trajtohet në Spitalin e Beratit, tregon se shoferi nuk kishte mundur të manovronte pas futjes në kthesë.

"Nuk e mbajti dot timonin në kthesë".

Momentet më pas ishin edhe më tmerrshme, kur mikrobusi u batua për t?u rrokullisur bashkë me nxënësit në përrua.

"U rrokullisëm katër herë, pamë tmerr me sy".

Në mikrobus ishin gjithsesj 26 nxënës nga fshatrat Buzuk dhe Orizaj, të cilët e zhvillojnë mësimin në shkollën e Çorovodës. Një prej nxënësve të plagosura u soll në Spitalin e Traumës ku po mbahet për ndërhyrje më të specializuar mjekësore.

Share This Video


Download

  
Report form