Report TV - 613 kokainë, Ministri kolumbian: E nisur nga Kolumbia

Report TV 2018-05-12

Views 2

Pak ditë pas sekuestrimit të 613 kilogramëve kokainë në Shqipëri, ministri kolumbian i Mbrojtjes konfirmon se sasia e drogës vinte pikërisht nga Kolumbia. Ministri Luis Carlos Villegas deklaroi se kokaina i përkiste organizatës kriminale kolumbiane ?Clan del Golfo?.
?Ushtria Kombëtare e Kolumbisë ishte informuar tashmë se gjatë një operacioni të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare u kapën 613 kg kokainë të bandës kriminale ?Clan del golfo?, në portin e Durrësit, në Republikën e Shqipërisë, më 2 mars?, tha Villegas.

Më tej, ai u shpreh se kokaina e konfiskuar i përkiste një grupi të strukturuar narkotrafiku të lidhur me Grupin e Strukturuar të Armatosur të njohur si ?Clan del Golfo?, i cili ka kontakte në disa porte të Europës ku ata dërgojnë ngarkesa droge?.

Kjo deklaratë u bë në ceremoninë zyrtare të mbajtur ditën e djeshme në bazën anti-drogë të Policisë Kombëtare Kolumbiane në Necocli, ku ndër të tjerë merrnin pjesë, ambasadori amerikan në Bogota Kevin Withaker, si edhe gjeneral-majori amerikan Rick Wandell, i cili është zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS