http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mesin e letërkëmbimeve mes Ministrisë për Europën dhe Punet e Jashtme dhe Presidencës, lidhur me informacionet shtesë që kërkohen nga kreu i shtetit për të dhënë autorizimin për plotfuqi, mëngjesin e së hënës Ditmir Bushati është parë të hyjë në ambientet e Presidencës ku ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta.
Burime për Vizion Plus thonë se takimi është kërkuar nga vet shefi i diplomacise i cili e ka informuar Presidentin lidhur me disa nga kërkesat për informacion.Bushati dhe Meta kanë diskutuar se si mund të gjejnë një zgjidhje së bashku që të jetë e mbeshtetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ose siç është cilësuar nga Presidenti Meta, vija e kuqe. Por mësohet se në këtë takim, Ministri Bushati nuk ka paraqitur një propozim tjetër konkret.
Por nderkaq, të hënën në ambientet e Presidencës ka mbërritur dhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani. Burime thanë për Vizion Plus se edhe ky takim është kërkuar nga vete ambasadorja Surani për të informuar lidhur me zhvillimet e fundit mbi autorizimin që duhet të japë Presidenti Meta, në mënyrë që ti hapet rrugë nisjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar.