Bushati, Greqisë: Gjuha ultimative dëmton marrëdhëniet e mira - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i jep një përgjigje direkte qëndrimit të Athinës zyrtare, e cila sulmoi qeverinë shqiptare pas miratimit të ligjit për pakicat.

Bushati tha se çdo diskutim apo pakënaqësi për këtë rast, është e pavend dhe kujton deklaratat e homologut grek Kotzias, sipas të cilit shqiptarët janë një ndër popujt më të vjetër në rajon.


?Çdo gjuhë apo konstatim që nuk përputhem me këtë nivel, dëmton frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.?

I pyetur nëse Greqia do të mund të bllokojë pranverën e ardhshme vendimmarrjen në institucionet e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave, shefi i diplomacisë shqiptare thotë se raportet mes vendeve fqinje, nuk ndërtohen mbi ultimatume.

Ditmir Bushati theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe të gjitha temat e hapura mes vendeve janë pjesë e një procesi diskutimi në rrugë diplomatike.

Tensioni mes dy vendeve u rrit me miratimin ne parlament te ligjit per pakicat kombëtare. Kreu i PBDNj pretendoi se ai binte ndesh me konventën ndërkombëtare per minoritetet. Por amendimet e tij u rrezuan nga shumica ne kuvend.

Share This Video


Download

  
Report form