Bushati: SHBA dhe BE duan Partinë Demokratike në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi nga Shkodra se SHBA dhe BE janë shprehur qartë se presin që opozita të futet në zgjedhjet e 18 qershorit, por Basha ka zgjedhur rrugën e bojkotit.?Mesazhi i dhëne nga zyrtaret amerikane ishte i qarte, si per futjen ne zgjedhje dhe për përfundimin e reformës ne drejtësi. Është nje investim politik, teknik dhe financiar i qarte i BE-se dhe i SHBA-ve, i cili gjithashtu gjen dhe mbështetjen e qytetareve shqiptare. Lulzim Basha ka zgjedhur qe te beje diversion me BE-ne dhe SHBA-te, ndonëse BE, Gjermania dhe ShBA-te kane folur qarte dhe qytetaret shqiptar presin qe PD te jete prezent ne 18 qershor, duke shpalosur alternativen e tyre. PD ka 3 vjet qe kërkon zgjedhje te parakohshme dhe tani qe u dekretua data nga presidenti, duan shtyrje te tyre.?Bushati theksoi se Partia Demokratike sot ka zgjedhur që ta çojë veten në vetëvrasje politike. Ndërsa për zgjedhjen e presidentit të ri ministri i Jashtëm nënvizoi se mazhoranca ka shprehur vullnetin për konsensusin e opozitës.?Ne kemi lëshuar drejt opozitës nje terkes per dialog, per përmirësim te infrastrukturës zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE/ODHIR. Sa i përket zgjedhjes se presidentit duam dhe jemi te gatshëm t?i ofrojmë vendit nje president te te gjithëve edhe pse i kemi mundësitë per ta zgjedhur si koalicion. Zgjedhjet janë nje date kushtetuese ku qytetaret vendosin per fatet e tyre, partitë politike jane instrumente ku qytetaret kanalizojnë bindjet e atyre. Ne nuk e zgjedhim kundërshtarin politik, por PD po kërkon qe te zgjedh kundërshtarin politik. Palët duhet te punojnë deri ne fund per mekanizëm zgjedhor garantues dhe ne jemi te vendosur per ketë. Afati kushtetues është tager kushtetues dhe asnjë nuk del mbi kushtetutën. Per reformën ne drejtësi e kane tendence per ta bllokuara ata qe i ka zëne frika nga drejtësia. Kjo reforme nuk është nje proces qe do zëvendësoje disa gjyqtar me disa te tjerë. Koha per kaos ne ketë vend ka mbaruar. Para se te flitet per rrezikun euro-amerikan per Shqipërinë, qe është tashme nje manual i SHQUP, i bej thirrje opozitës te behet pjese e zgjedhjeve ne 18 qershor.?I pyetur për një rikonfirmim të koalicionit PS-LSI, Bushati tha se çdo hap do të jetë sipas parashikimeve ligjore.

Share This Video


Download

  
Report form