Gara për kryetarin në Partinë Demokratike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane mbetur edhe 24 ore deri ne skadimin e afatit per depozitimin e kandidaturave per postin e kryetarit te Partisë Demokratike, dhe zyrtarisht ne gare janë vetëm kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish-kryetari i PD Eduard Selami. Jozefina Topalli, Astrit Patozi e Majlinda Bregu kane deklaruar se nuk do te kandidojne pasi thonë se nuk mund te bëhen pjese e një procesi ne shkelje te statutit dhe te manipuluar. Përgjatë gjithë javës, duke filluar nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani e me radhe te gjithë kundërshtaret e Bashes kane kontestuar vendimin qe zgjedhjet per kryetarin e PD te zhvillohen ne datën 22 korrik. Sipas tyre, nuk janë nënkryetaret e partisë ata qe përcaktojnë datën, por është kryesia qe e merr ketë vendim. Edhe nje dite me pare ish-nënkryetari i PD Patozi akuzoi Bashen se kërkon te manipuloje garën ne parti. ?Një krim i shëmtuar politik, që po konsumohet në karshillëk të hapur para demokratëve dhe publikut, i cili e asgjëson plotësisht çdo vlerë dhe princip të saj, duke e kthyer atë në një parti private. Ai po kërkon të grabisë një mandat të dytë, në kushtet e një humbjeje kolosale, pasi për të Partia Demokratike është thjesht dhe vetëm një ndërmarrje biznesi, të cilës i kanë rënë ndjeshëm aksionet, por që ende prej saj mund të fitohet.? Por pavarësisht nga reagimet, burime pranë Partisë Demokratike bëjnë me dije se vendimi do te zbatohet; te dielën përfundon afati per depozitimin e kandidaturave per postin e kryetarit dhe me pas do te mblidhet kryesia, e cila do te miratoje komisionin qe do te organizoje zgjedhjet, pjese e te cilit do te jene përfaqësues nga te gjithë kandidatet.

Share This Video


Download

  
Report form