Ristani: Është momenti për të bashkuar partinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kritiket e Lulzim Bashes ne PD duke filluar nga Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi e Ridvan Bode do te jene pjese e kuvendit kombëtar te Partisë Demokratike, edhe pse nuk jane delegate. Kjo konfirmohet nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani i cili ka zhvilluar takime me disa prej tyre. Sipas Ristanit kuvendi do te jete nje moment bashkimi për partine me te madhe te opozitës dhe te gjithe këto figura te rëndësishme te PD kane te drejtën te kandidojne edhe per Këshillin e Ri Kombëtar.Ne prag te kuvendit, PD do te mbledhë kete jave kryesine e me pas Këshillin Kombëtar, forume qe do te miratojnë statutin e ri te partisë. Ndryshimi me i rendesishem ka te beje me përzgjedhjen e kandidateve per bashkitë dhe parlamentin.Mësohet se do te jete baza e cila do te propozoje nje liste me kandidate te cilet do te seleksionohen nga nje këshill i posaçëm; figurat e përzgjedhura do t?i çohen serish bazës.Rendi i ditës se kuvendit do te vendoset nga këshilli, por pritet qe ky te jete nje kuvend qe miraton vetem ndryshimet ne statut, ndërsa kuvendi zgjedhor do te behet pasi te përfundoje procesi i zgjedhjeve ne dege. Por pavarësisht procesit te ndryshimeve ne PD; fokusi i opozitës mbetet aksioni kundër qeverise.

Share This Video


Download

  
Report form