Bushati: Të bashkuar për integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti i ardhshëm, në këndvështrimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, konsiderohet tejet i rëndësishëm për fatet e procesit të integrimit europian. Arsyeja sipas tij, lidhet me diskutimin që do të bëhet pranverën e ardhshme në Bruksel, mbi politikat e zgjerimit.

Për të çuar përpara procesin, shefi i diplomacisë tha se nevojitet bashkëpunimi dhe kontributi i çdo faktori politik shqiptar.

Ministri Bushati iu rikthye debatit mbi përfitimet financiare që vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë marrë nga BE. Ai hodhi poshtë pretendimet se Serbia ka marrë më shumë fonde se vendet e tjera.

Deklaratat, ministri i Jashtëm i bëri në Shkollën Verore Europiane, që organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit.

Share This Video


Download

  
Report form