Meta: Politika e bashkuar për çështje të rëndësishme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-12-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 107 vetori i pavarsisë e ka gjetur vendin në një situatë të pazakontë, si pasojë e një termeti shkatërrimtar me mbi 40 viktima. Në këtë ditë të rëndësishme për kombin politika është bërë bashkë në ceremoninë e zhvilluar në Vlorë.Kreu i qeverisë Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë shfaqur krah njëri tjetrit. Në fjalën e tij nga Vlora kreu i shtetit ka kërkuar që politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështje të rëndësishme.?Sot nuk është ditë për të festuar por një ditë për të nderuar flamurin kombëtar. Të angazhohemi për të shëruar plagët e gjithë atyre familjeve që janë dëmtuar në një mënyrë të jashtëzakonshme nga ky tërmet dhe të jemi pranë atyre që kanë humbur të afërmit. U goditëm drejtpërdrejtë nga tërmeti. Politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështjet më të rëndësishme të vendit tonë por sot në këto rast duhet të jetë dhe jam i bindur që do jetë si asnjëherë tjetër, por duhet të jetë edhe nesër për të përmbushur të gjithë ato që kërkon BE.?

Share This Video


Download

  
Report form