Bushati: Optimist për negociatat në fund të qershorit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-06-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati  u tregua optimist se në mbledhjen e Këshillit Evropian më 28-29 qershor do të merret vendimi për hapjen e negociatave. Në një intervistë për ?The Japan News?, gjatë vizitës së tij tre ditore në Japoni, ministri Bushati u shpreh se ende nuk ka një strategji të qartë të BE-së se si të punojë me Ballkanin Perëndimor, duke e quajtur rajonin një "kopsht të lënë pas dore" nga unioni.



Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati u ndal edhe te raporti i Komisionit Europain cili sugjeron që vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, mund të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2025.



"Ne e shohim atë si një faktor motivues, për të përshpejtuar reformat dhe për të përmbushur kushtet për anëtarësim?-tha ministri.



Bushati tha gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për më shumë investime nga Japonia në sektorë të tillë si në infrastrukturë apo tregu i automjeteve.

Share This Video


Download

  
Report form