http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I pari zyrtar qe është kapur ne shkelje nga vëzhguesit ndërkombëtare është një prej anëtarëve te vete institucioneve te Vettingut. Ne datën 9 shkurt operacioni ndërkombëtar i monitorimit i ka kërkuar kolegjit te posaçëm te apelimit te nise një hetim disiplinor ndaj komisionerit publik Herald Saraçi. Vizion Plus iu drejtua vëzhguesve ndërkombëtare për te mësuar se çfare shkeljesh ka konstatuar ONM për komisionerin Saraçi. ?Kërkesa u depozitua bazuar në gjetjet dhe vëzhgimet e kryera nga vetë Vëzhguesit Ndërkombëtarë, të cilët janë përgjegjës për monitorimin e procesit në të gjitha fazat dhe nivelet. Këto detyrime janë parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë, në Aneksin për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.? Operacioni ndërkombëtar i monitorimit ka preferuar te mos japë detaje duke theksuar se çështja është ne duart e komisionit disiplinor. ?Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pret që shqyrtimi i çështjes do të jetë i plotë dhe do të mbajë shënim rezultatin.? Nga ana tjetër kolegji i posaçëm i apelimit ka njoftuar se seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj Komisionerit Publik Herald Saraçi do te jete mesditën e se hënës dhe vendimi pritet te shpallet deri ne 11 mars. Kjo është çështja e pare qe ka marre ne shqyrtim kolegji i posaçëm i apelimit qe prej ngritjes se tij, qershorin e vitit te kaluar.