Gentjan Medja kaloi vetingun, por ONM kërkon apelimin e vendimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-09

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Edhe pse u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, procesi i vetingut nuk ka marrë fund zyrtarisht për gjykatësin e Gjykatës Administrative Gentjan Medja. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ka kërkuar nga Komisioneri Publik, të kundërshtojë pranë Kolegjit të Posaçëm te apeloje vendimin e vetingut.



Komisioneri Publik, thekson se pasi t?u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtoje atë krahas rekomandimit të vëzhguesve ndërkombëtarë.



Ligji për vetingun përcakton se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t?ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Por ky vendim ende nuk është përcjellë zyrtarisht. Me marrjen e njoftimit, Komisioneri Publik, brenda 15 ditëve ka të drejtë të paraqesë ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.



Më herët Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar apelimin e vendimeve të Komisionit të Vetingut për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.



Pak ditë më parë vëzhguesit ndërkombëtarë thanë për Vizion Plus se baza për këto rekomandime, mbështetet në faktin se ONM nuk është dakord me arsyetimin dhe përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për këto raste.



Duke se edhe për anëtarin e Gjykatës Administrative Gentjan Medja, Operacioni i Monitorimit ka përdorur të njëjtin arsyetim.

Share This Video


Download

  
Report form