Kalavera e Vllahutin takim me Nishanin, e informojnë për ONM-në - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkombëtaret vijojnë përpjekjet per te sheshuar çdo paqartësi mbi funksionimin e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit.Shefja e ONM Xhenovela Kalavera e shoqëruar nga ambasadorja e Be ne Tirane Romana Vlahutin u takuan me presidentin e republikës Bujar Nishani.Ne njoftimin zyrtar te Presidencës, thuhet se kreu i shtetit nënvizoi dy elementët që kanë qenë dhe mbeten thelbësorë për suksesin e reformës ne drejtësi: konsensusi dhe besueshmëria.Nishani theksoi ne takim se ne cilësinë e kryetarit te shtetit, ka kërkuar zbatimin rigoroz te Kushtetutës dhe te ligjeve nga te gjitha palët, përfshire dhe partneret ndërkombëtare, siç janë miratuar me konsensus ne Kuvendin e Shqipërisë.Presidenti vuri gjithashtu ne dukje, thuhet ne njoftim edhe domosdoshmërinë e shmangies se çdo tentative per politizimin e procesit, duke inkurajuar transparencën dhe paanshmërinë ne çdo etape.Me herët, shefja e ONM Kalavera, si dhe ambasadorja Vlahutin, ishin ne zyrën e ministrit te drejtësisë Petrit Vasili.Burime nga Ministria bene te ditur se ne fokus te bisedës ishte shqetësimi zyrtar e publik qe ka ngritur Vasili per funksionimin e bordit menaxhues te ONM. Ministri ka insistuar ne qëndrimin se ka patur shkelje te kushtetues dhe ligjeve gjate procesit per ngritjen e kësaj strukture.

Share This Video


Download

  
Report form