Vasili këmbëngul për bordin e “ONM” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Petrit Vasili shpjegohet për letrën e dërguar komisionerit për zgjerimin në BE, Johanes Hann, disa ditë më parë. Sipas tij, shqetësimi ishte krijimi i Bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar për Vetting-un. Por megjithe reagimin e komisionerit se bordi nuk shkel Kushtetutën, Vasili këmbëngul se vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë. ?Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht. Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të pres përgjigje pasi dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën. Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e kushtetutës dhe ligjit përkatës për vetting-un, pasi një qëndrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur?. Kete deklarate ministri Petrit Vasili e beri në përfundimin e aktivitetit të zhvilluar nga shërbimi i provës per dënimet alternative, ku i pranishëm ishte edhe kreu i prezencës se OSBE-se, Borchardt.

Share This Video


Download

  
Report form