Bushati: Presidenti ka kërkuar emrat dhe CV e negociatorëve, ja kemi vënë në dispozicion

Report TV 2018-05-11

Views 0

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Bushati ka raportuar sot në Komisionin e Politikës së Jashtme për negociatat me Greqinë për kufirin detar. Para deputetëve, ministri ka sqaruar se deri në cfarë pikë janë bisedimet me Greqinë, ndërsa nuk ka lënë pa ironizuar edhe Presidentin Meta për plotfuqinë për nisjen e negociatave.
?Duhet një marrëveshje e re për detin. Takimet në Kretë dhe në Korçë kanë qenë frytdhënëse. Ia kam shpjeguar me maturi Presidentit. Janë bërë diskutime që në 2014 për të kuptuar shqetësimet dhe kufizimet që kanë palët për këtë proces. Është bërë leximi i qëndrimit të palëve në nivel teknik në 2014 dhe në 2017.

Para se të bëja kërkesën kam bërë konsultën, si në rastet e kaluara edhe mbrëmë ndryshe nga hera e parë në konferencë, Meta e pranoi që jam takuar dhe e kam informuar se kërkesa do të vijë në rrugë shkresore. Është bërë shumë punë për të hapur një faqe të re në marrëdhënie me Greqinë. Kemi rënë dakord me Greqinë për t?u ulur për një marrëveshje të re. Akoma nuk ka një marrëveshje.

Share This Video


Download

  
Report form