Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Takimi mes dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë u prit me shumë interes, sidomos në Shqipëri pavarësisht se nuk u arrit asnjë marrëveshje. Gazetari i Ora News në Greqi, Robert Goro në një lidhje me skype nga Athina ka treguar jehonën që i është bërë atij këtij takimi.
Sipas Goros, takimi Kotzias-Bushati nuk ka pasur jehonë të madhe në mediat greke, kjo edhe për faktin se edhe pala greke është e interesuar për zgjidhjen e disa çështjeve.
Goro deklaroi se nuk përjashtohet mundësia qe Uashingtoni dhe Brukseli i kanë kërkuar vazhdimisht Athinës dhe Tiranës që të ulen për të sheshuar të gjitha problemet që kanë.
Gazetari Goro tha se në tryezën e diskutimit janë trajtuar të gjitha çështjet, ku janë hedhur edhe pika ujdie për ligjin e luftës, marrëveshjen për detin apo edhe çështjen e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri.
Ai tha gjithashtu se ka pasur shenja marrëveshje dhe tani është çështje kohe që të paktën disa prej tyre të publikohen.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/takimi-kotzias-bushati-goro-shba-dhe-be-kane-kerkuar-zgjidhjen-e-problemeve