Ora News – Qato: Kemi 50 mijë ha pyje në dispozicion të kompensimit

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Agjensia e Trajtimit të Pronave do të përdorë pyjet për kompensim për pronat dhe në dispozicion të saj janë 50 mijë hektarë. Drejtorja e Agjensisë, Sonila Qato në raportimin e bërë në komisionin e ligjeve tha se janë vlerëuar 9 mijë vendime për kompensim dhe pritet ekzekutimi I tyre. ndërsa në vlerësimin ekonomik dhe financiar të pronave nuk ka ndikuar vendimi i gjykatës kushtetues e cila në nëntor rrëzoi pjesësisht ligjin e ri të pronave.
50 mijë hektarë pyje me vlerë 60 mld lekë është fondi i trashëguar pyjor në dispozicion të Agjensisë së Trajtimit të Pronave për kompensimin e pronave. Këto fakte u bënë me dije nga Drejtoresha e ATP Sonila Qato në raportimin e saj në Komisionin e Ligjeve. Sipas saj agjensia ka vijuar vlerësimin ekonomik në bazë të ligjit në fuqi, dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim pas rrëzimit pjesërisht të ligjit të ri të pronave nga Gjykata Kushtetuese.
Qato: Fondi i tokës i vënë në dispozicion përmes një vendimi të qeverisë të vitit 2014 përbëhet aktualisht nga 23 mijë e 368 ha tokë bujqësore. Ka një vlerësim ekonomik bazuar në hartën e vlerës së pronës në fuqi prej 37 mld lekë. ATP ka përfunduar identifikimin në terren dhe vlerësimin financiar të rreth 150 objekteve shtetërore të vëna në dispozicion nga ministria e Ekonomisë të cilat kanë një vlerë ekonomike prej 2 mld lekësh.
Në raportimin e punës për vitin që lamë pas, Qato tha se janë marrë 9 mijë vendime të vlerësuara dhe gati për ekzekutim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qato-kemi-50-mije-ha-pyje-ne-dispozicion-te-kompensimit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS