Bushati: Presidenti ka kërkuar emrat dhe CV e negociatorëve, ja kemi vënë në dispozicion

Report TV 2018-05-11

Views 0

Ministri i Jashtëm Bushati ka raportuar sot në Komisionin e Politikës së Jashtme për negociatat me Greqinë për kufirin detar. Para deputetëve, ministri ka sqaruar se deri në cfarë pikë janë bisedimet me Greqinë, ndërsa nuk ka lënë pa ironizuar edhe Presidentin Meta për plotfuqinë për nisjen e negociatave.Para se të bëja kërkesën kam bërë konsultën, si në rastet e kaluara edhe mbrëmë ndryshe nga hera e parë në konferencë e pranoi që jam takuar dhe e kam informuar se kërkesa do të vijë në rrugë shkresore. Është bërë shumë punë për të hapur një faqe të re në marrëdhënie me Greqinë. Kemi rënë dakord me Greqinë për t?u ulur për një marrëveshje të re. Akoma nuk ka një marrëveshje.

Presidenti ka kërkuar emrat e negociatorëve dhe CV e tyre, ne ua kemi vendosur në dispozicion. Për këta emra ka kërkuar një verifikim nga instancat. Ne kemi bërë verifikimin tonë, por nuk është normale për një shtet që të diskutojmë emrat në publik dhe linçimin e tyre. Përgjegjësia është politike dhe kush ka vërejtje për emrat u drejtohet instancave shtetërore. Parlamenti nuk është shërbimit Informativ i Ushtrisë.

Share This Video


Download

  
Report form