Ora News - Veliaj: T'i lëmë ndasitë politike, bashkë për një qytet të gjelbër

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vijim të fushatës për gjelbërimin e Tiranës, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj së bashku me administratorët e pallateve iu bashkua aksionit në zonën e Astirit. Veliaj përcolli mesazhin se përtej bindjeve politike, të gjithë qytetarët duhtë të mbështesin idenë që qyteti të ketë më shumë oksigjen.

"Njerëzit këtu mund të kenë bindje të ndryshme politike, por kur vjen puna tek gjelbërimi jemi në një parti, te partia e oksigjenit, partia e pemëve, e fëmijëve dhe e të ardhmes së këtij qyteti. Në Tiranën tonë që shtohet çdo ditë me 70 vetë, me nga 6-7 mijë apartamente, nuk e ndalojmë dot këtë trend, por mund të ndalojmë degradimin që kemi pasur më parë",

Veliaj vlerësoi ndihmën e qytetarëve dhe ftoi edhe banorët e pallateve të tjera në kryeqytet që të bëhen pjesë e kësaj nisme.

"Pas çdo pallati të mirë-administruar, zakonisht është një grua punëtore dhe pas çdo qyteti të administruar mirë, si Tirana, është një armatë me zonja dhe me gra që bëjnë një punë të shkëlqyer në qytetin tonë. Teksa afron 7-8 Marsi kemi të tjera arsye për të mbjellë pemë, qofshin kjo për nënat, për motrat, për mësuesit. Ndaj, dua t'i ftoj të gjithë qytetarët, sikur secili të bëjë atë minimumin e vet, bëhet 1 milionëshi i madh me kontributin e secilit. Dua të falënderoj të gjithë artistët e vegjël të pallatit sot që na dhanë një dorë dhe besoj do të na ndihmojnë edhe në 7 mars"

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-ti-leme-ndasite-politike-bashke-nje-qytet-te-gjelber

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS