Fëmijët e emisionit "Tangram" në Or" />
Fëmijët e emisionit "Tangram" në Or"/>

Ora News - Fëmijët e "Tangram" në Bashki, Veliaj: Një qytet i mirë është kur ka shumë ide

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fëmijët e emisionit "Tangram" në Ora News, ishin këtë të mërkurë në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj u njoh me projektet që të vegjlit kanë prezantuar në emision se si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë. Kryebashkiaku i garantoi se me rastin e festave të fundvitit, në kryeqytet do të ketë larmishmëri aktivitetesh.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, ErionVeliaj, priti në zyrën e tij fëmijët që kanë marrë pjesë në emisionin "Tangram" në Ora News.

Të shoqëruar nga moderatorja e emisionit, Ermira Çausholli, fëmijët folën për projektet e tyre për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi idetë e të vegjëlve, kur tha se një qytet i mirë është kur ka sa më shumë larmishmëri.

Veliaj: Një qytet i mirë është një qytet që ka edhe ekonomi, edhe art, edhe kulturë, edhe teatër, edhe libra. Kur këto zhvillohen kemi mundësi të ndihmojmë edhe ata që janë në nevojë. Nëse ne mendojmë bukë bukë bukë, ku ndryshojmë nga kafshët? Një kafshë zgjohet dhe do vetëm të hajë.

Veliaj kërkoi nga fëmijët që të mos dorëzohen përballë sfidave, apo edhe presioneve të bashkëmoshatarëve të tyre, duke sjellë edhe një shembull nga jeta e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/femijet-e-tangram-ne-bashki-veliaj-nje-qytet-i-mire-eshte-kur-ka-shume-ide

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS