Ora News - Ndryshimet në kryeqytet, Veliaj në Malajzi: Krenar që kemi një qytet më të jetueshëm

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Forumi Botëror i Urbanistikës e rendit Tiranën përkrah Newcastle dhe Panama City si tre qytetet që kanë pësuar më shumë ndryshime në vitin e fundit. Punimet e Forumit u mbajtën në Kuala Lumpur të Malajzisë, ku Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndau me të pranishmit projektet që kanë transformuar Tiranën por edhe vizionin për të ardhmen.

Veliaj: Kur e gjithë kjo energji bëhet bashkë, e qeverisë qendrore, e qeverisë lokale, e të gjithë aktorëve në komunitet, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Ishte një mënyrë për të folur për mënyrën se si në një kohë të shkurtër kemi realizuar projekte të mëdha si sheshi "Skënderbej", projekti i Pazarit të Ri, Bulevardi i Ri, dhe shumë vepra të infrastrukturës, për mënyrën se si është përfshirë edhe biznesi, se si shumë kompani adoptuan një kopshët a çerdhe, për mënyrën se si fëmijët kanë pasur një rol fantastik avokatie për ditët pa makina, e që më vonë u përkthye në më shumë hapësira pedonale apo gjithë betejat për kënde lodrash që sot janë kthyer në një akupunkturë për qytetin.

Shtimi i korsive të biçikletave është një ndër prioritetet e Bashkisë Tiranë por puna do të përqendrohet edhe në ndërtimin e shkollave të reja si dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndryshimet-ne-kryeqytet-veliaj-ne-malajzi-krenar-qe-kemi-nje-qytet-me-te-jetueshem

Share This Video


Download

  
Report form