Veliaj vlerësohet nga kryebashkiaku i Athinës: Po e transformon Tiranën në një qytet modern

Report TV 2018-07-04

Views 0

Mes Tiranës dhe Athinës fillon një erë të re bashkëpunimi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë dy ditore në Athinë, ku u prit në një vizitë zyrtare nga homologu i tij grek, Yiorgos Kaminis. Dy kryebashkiakët ranë dakord të çojnë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy qyteteve, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ata vendosën që të nënshkruajnë së shpejti në Tiranë një protokoll bashkëpunimi dhe theksuan dëshirën mes dy bashkive për bashkëpunime konkrete në të ardhmen. Kreu i Bashkisë së Athinës, Yiorgos Kaminis, e vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj për transformimin e Tiranës në një qytet modern.

Prej tre vitesh, Veliaj i shërben qytetit të tij me dinamizëm dhe entuziazëm, me synimin për ta transformuar Tiranën në një qytet modern, që i përballon me eficencë problemet e veta, me vështrimin drejt të nesërmes. Është diçka analoge me atë që po përpiqemi të bëjmë edhe në Athinë, gjatë mandatit tonë. Prandaj, është e kuptueshme dëshira për t?u takuar dhe planifikuar një rrugë bashkëpunimi për vitet e ardhshme.

Kryebashkiaku i Athinës, Yiorgos Kaminis

Share This Video


Download

  
Report form