Report TV - Vlorë, me shtëpinë e rrethuar nga uji, nëna e dëshmorit jeton në kushte çnjerëzore

Report TV 2018-05-11

Views 1

Shtëpia po i shembet mbi kokë, e rrethuar nga uji dhe pa asnjë përkrahje jeton 74 vjeçarja Qeriba Lazemetja në lagjen 1 maji të qytetit të Vlorës. Historia e saj është mjaft e trishtë, pasi prej 15 vitesh askush nuk e ka kthyer kokën për të par se në çfarë gjendje jeton kjo e moshuar. Ajo nuk ka pension, por merr një ndihmë ekonomike prej 2500 lekë në muaj, gjë të cilat nuk i mjaftojnë për të blerë asnjë gurë për të çarë kokën, e jo më për të plotësuar nevojat me ushqime e ilaçe. Shtëpia e saj është e pushtuar nga uji, ndërsa drejtues të institucioneve shtetërore asnjëherë nuk kanë shkuar për të parë gjendjen e saj.
Qeribaja kishte dy djem, por ata nuk jetojnë më, pasi njërin i vranë në krye të detyrës si polic (Bashkim Bitaj është vrarë në 1998) dhe për këtë askush nuk shikonë për t?i dhënë një ndihmë si nënë dëshmori, ndërsa djali tjetër ka humbur jetë disa vite më parë. Ajo shprehet se nuk ka frikë nga vdekja, por nuk do të donte një vdekje të tillë.

Share This Video


Download

  
Report form