Fshati Shirq është më i godituri si shkak i rritjes së nivelit të ujit. Dëmet në këtë zonë janë të mëdha, kryesisht në të mbjella. Banorët thonë se ushqimi për kafshët është drejt fundit. E vetmja mënyrë për të parë parcelat e tokave të mbjella është përmes varkave, ku në disa vende uji i kalon edhe dy metra.
Shtëpi të rrethuara nga uji dhe kafshë të cilat nuk kanë ushqim. Kjo është situata në fshatin Shirq. Lumi Buna në disa vende ka dalë nga shtrati duke përmbytur plotësisht 1545 hektarë tokë bujqësore. Ndërsa shkarkimet në Vaun e Dejës vijojnë me 800 metër kub ujë në sekondë nga porta dhe 500 metër kub ujë në prodhim.
Tv Klan