Situata në vend vijon të jetë kaotike për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që ?pushtuan? gjithë Shqipërinë dy ditët e fundit. Situata më e rënduar paraqitet në jug të Shqipërisë, ku lumenjtë e mëdhenj kanë dalë nga shtrati, duke lënë nën pushtetin e ujit shumë zona.
Në Vlorë situata vijon të rëndohet në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës ka rritur nivelin e ujit në lumin Vjosa. Si pasojë, lumi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje masive në zonat përreth. Fillimisht janë çarë argjinaturat në Mifol dhe Bisan, duke bërë të mundur që uji të vërshojë në fshatrat Novoselë, Mifol, Fitore e fshatra përreth tyre.
Ndërkohë, janë evakuuar 20 persona në orët e para të mëngjesit nga Forcat e Armatosura në fshatin Ferras dhe Mifol. Po ashtu shumë banesa në këto zona janë përmbytur nga uji. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, pritet që në lumin Seman e Vjosë të rritet niveli i ujit çka do të shkaktojë daljen nga shtrati.