Ora News - Tërheqja e Vjosës në Vlorë dhe Fier zbulon dëmet e përmbytjeve

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërprerja e reshjeve të shiut dhe tërheqja e ujrave të shtratin e Vjosës po ndikon në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura në Fier e Vlorë.

Por tërheqja e ujit po zbulon përmasat e përmbytjes së dytë të madhe në harkun e dy muajve.

77 familje me 350 banorë janë evakuuar nga banesat e tyre dhe 150 hektarë tokë janë nën ujë në Novoselë të Vlorës, ku në fshatin Fitore uji arrin deri në 40 cm lartësi.

Kontrollet derë më derë të forcave të përfshira në operacion shpëtuan një 77 vjeçare e cila u gjet në gjendje të rëndë në banesën e saj dhe më pas u dërgua me ugjencë për ndihmë mjekësore.

Situata mbetet e vështirë dhe nën monitorim nga Shtabet e Emergjencës, ndërsa në krye të operacioneve në terren qëndron prefekti Flamur Mamaj.

Vetem një familje është vendosur në konviktin e shkollës industriale, ndërsa të tjerët janë transportuar me mjetet e ushtrisë tek të afërmit.

Niveli i ujit po shënon rënie edhe në territorin e Bashkisë së Fierit, nën ujë janë 108 banesa, rreth 350 hektar tokë bujqësore dhe 40 hektarë me sera.

Vëmendja është përqëndruar tek sigurimi i argjinaturave mbrojtëse, veçanërisht në Darzezë, ku edhe pritet të grumbullohet për evadim e gjithë sasia e ujit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vjosa-del-nga-shtrati-ne-novosele

Share This Video


Download

  
Report form