Report TV - Përmbytjet, Rama inspektim në Vlorë: Prurjet e Vjosës në rritje

Report TV 2018-05-09

Views 0

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrat Olta Xhaçka, Niko Peleshi e Damian Gjinkuri si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale, kanë inspektuar situatën e përmbytjeve te "Ura e Mifolit" në Vlorë, zona më problematike ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati.

Priten që në këtë zonë të evakuohen 2500 banorë të katër fshatrave, pasi banesat e tyre rrezikohen të përfshihen nga rrjedha e lumit. Efektivë të FA ndodhen të dislokuar pranë Urës së Mifolit, në gatishmëri për të nisur operacionin e evakuimit në katër fshatra.

Kryeministri Rama tha se pritet fryrje e mëtejshme e luimit të Vjosës nga prurjet që vijnë nga matanë kufirit. Kreu i qeverisë e nisi prononcimin e tij për mediat me një falenderim për kryetarin e PD, Lulzim Basha. "Dua te falenderoj Lulzim Bashën që dje ka shprehur mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet që ishin në rendin e ditës për buxhetin nga ana e opozitës dhe për të na dhënë mundësinë të mbyllim seancën në një kohë të arsyeshme që të ishim në krye të dëryrës. Dua të falenderoj shumë sinqerisht ministren e Mbrojtjes e cila prej atij momenti e deri sot ka qenë në terren gjatë natës bashkë me FA me grupet e organizuara të Policisë dhe Emergjencave Civile. Kemi gatishmërinë më maksimale se asnjëherë tjetër se kemi nxjerrë dhe mësime të së shkuarës por edhe kalimi i Emergjencave Cilvile në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes ka përfitueshmërinë e vet.

Share This Video


Download

  
Report form