Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Florinda Lleshi me tre fëmijët e saj, jeton në kushte të dëshpëruara në një barakë në rrethinat e Tiranës.
Gruaja e divorcuar ishte dhunuar prej vitesh nga burri.
Gazetarja Anila Hoxha publikoi një video të gruas që tregon strehën e saj, nëse mund të quhet e tillë, ndërsa shton se fëmijët nuk i ushqen dot me bukë.
E martuar me shkuesi në moshën 21 vjeçare në zonën e Mirditës, u përball me dhunën e vazhdueshme të bashkëshortit, derisa sa u detyrua të pinte fotoksinë, por arriti të mbijetonte.
Pas 12 vitesh martesë, ajo u nxor nga shtëpia me tre djemtë e saj, duke jetuar në një kasolle në pyll pranë shtëpisë së ish-burrit në zonën e Farkës së Madhe.
Duke marrë shkasë nga rasti, Bashkia e Tiranës ka sistemuar gruan
Lajm i mirë, Bashkia e Tiranës sistemon nënën e dhunuar dhe tre fëmijët e saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gruaja-e-divorcuar-me-3-femije-jeton-ne-barake-te-rrethuar-me-batanije