Carl Bildt për Ora News: Reforma në Drejtësi e rëndësishme, por duhen rezultate

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë të dhënë për Ora News, ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bild, është shprehur se me shpalosjen e Strategjisë për Ballkanin, Brukseli ja ka bërë të qartë rajonit se dera e unionit mbetet e hapur, e megjithatë, shprehet se vendet ballkanike duhet ta kuptojnë rëndësinë e këtij momenti pozitiv dhe ta shfrytëzojnë siç duhet.

Bild: Unë e shoh strategjinë si një hap për t'a bërë të qartë vendeve të Ballkanit se dera është e hapur. Por kjo kërkon hapa të sigurt reformash dhe punë nga të gjitha shtete në mënyrë individuale. Une do dëshiroja që procesi i zgjerimit duhet të kishte ecur më shpejt. Por, BE-ja ka qënë e zënë me disa çështje të tjera, përfshirë këtu krizën ekonomike, të gjitha problemet në Lindjen e Mesme, problemet me Rusinë, etj. Por tani, më në fund, vëmendja po kthehet tek Ballkani. Në këtë udhë, unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Ballkani t'a kuptojë rëndësinë e momentit.

Më tej, Bildt e vlerësoi nisjen e reformës në drejtësi si pozitive, por shtoi se ajo duhet të japë rezultate.

Ajo që ju keni parë është ngritja e sistemit, pra fillimi i vetingut etj. Kjo gjë po fillon dhe unë mendoj se është impresionuese. Por është gjithashtu e rëndësishme të demonstrosh se ky sistem funksionon dhe sjell drejtësi, sjell veprimet ndaj personave mbi të cilët duhet të ketë veprime. Ne nuk jemi ende në këtë fazë, por mendoj se ka kohë përpara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/carl-bildt-ora-news-reforma-ne-drejtesi-e-rendesishme-por-duhen-rezultate

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS