Report TV - Mediu: Reforma Zgjedhore më e rëndesishme se ajo në Drejtësi‏

Report TV 2016-05-21

Views 0

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e ka cilësuar si më të rëndësishme Reformën Zgjedhore sesa atë në Drejtësi.

?Jetike, - e theksoi Mediu reformen elektorale, -jo thjeshte për opozitën, por për çdo votues shqiptar. Manipulimi i zgjedhjeve lokale tregon qartë se pa këtë reformë nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj Partia Republikane,ka propozuar që në fillim: indetifikimi, votim dhe numerim elektronik; heqjen e mandateve dhe zëvendësimin e deputetëve që ndërrrojnë krahun politik;votimin me lista të hapura që të kemi një Parlament të votuesve dhe jo të drejtuesve të Partive; financim i fushatës nga buxheti duke shkurtuar shpenzimet e saj; nje rregullim i drejtë dhe proporcional në Media; ndryshimet ligjore të nevojshme bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR?.

Në një takim me strukturat drejtuese të Republikanëve Mediu e cilësoi si alarmante gjendjen në vend. Ai u shpreh se jo vetëm varfëria dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, por dhe qeveria janë bërë një trup në rrugën e paligjshmërisë, korrupsionit dhe kriminalizmit jo vetëm të politikës por edhe shoqërisë. Skandalet e përditshme nuk janë rastësore sipas tij por të qëllishme dhe kjo si pasojë e mungesës e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin, pasi qëllimi i qeverisë është vetëm ?Pushteti me çdo kusht?.

Share This Video


Download

  
Report form